Profile Picture
XHENIFER HOXHA
DREJTOR - DREJTORIA E FINANCËS
Me një përvojë të gjerë në fushën e ekonomisë dhe financës. Ajo u diplomua në vitin 2015 në degën e Financë – Kontabilitet, duke ndërtuar një bazë të fortë në menaxhimin financiar dhe kontabilitet. Në vitin 2022, ajo përfundoi me sukses studimet për Master Shkencor në Financë – Bankë, duke zgjeruar ekspertizën e saj në financat bankare dhe menaxhimin financiar të institucioneve. Karriera e saj përfshin përvojë të vlefshme në sektorin privat, ku ka zhvilluar aftësi të avancuara në financa dhe menaxhim. Gjithashtu, puna pranë Bashkisë Tiranë i ka mundësuar asaj të fitojë përvojë në administrimin e financave publike. Në vitin 2021, ajo iu bashkua Drejtorisë së Financës të shoqërisë “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” sh.a., ku ka luajtur një rol kyç në menaxhimin e financave të institucionit dhe në përmbushjen e objektivave financiarë të tij.